Futboll

Zuzaku: Lojës së mirë iu shtua edhe efikasiteti

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës, është ndarë i kënaqur që ekipi që e drejton ai i është kthyer fitoreve.

“Kemi luajtur jashtëzakonisht mirë përballë një kundërshtari që nga fillimi është mbrojtur me dhjetë lojtarë. Mysafirët gjithashtu u munduan që të zvarrisin lojën, por ne e ruajtëm skemën tonë të lojës. Në pjesëlojën e dytë futëm dy lojtarë të rinj, Livorekën dhe Kryeziun dhe kjo dha rezultat. Më pas e patëm më lehtë dhe shënuam edhe golin e dytë. Ne vazhdojmë me lojë të mirë gjatë tërë kampionatit, por na ka munguar finalizimi dhe tash po e marrim veten”, ka thënë Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës.

You Might Also Like