Viti

Zjarrfikësit e Vitisë pranuan një donacion nga kolegët e tyre zviceran

Zjarrfikësit e komunës së Pratelnit të Zvicrës I kanë dorzuar Njësiti I Zjarrfikësve në Viti, një donacion të rendësishëm me mjete të avancuara të punës për raste e situata emergjente, të dhuruara nga Donatori Rofl Helfi si dhe mërgimtari nga fshati Drobesh, Bashkim Bislimi, i cili jeton në Zvicër, këto pajisje dhe një sasi të konsiderueshme e materialit për punë i sollën për Njësinë e Zjarrfikësve në Viti.

Rofl Helfi, ekspert i sektorit të sigurisë dhe përgjegjës i zjarrfikësve të komunës së Pratelnit, i ka njoftuar zjarrfikësit për secilën pajisje veç e veç dhe për funksionimin e tyre. Ai tha se dëshiron që të ndihmojë zjarrfikësit vitias që të rrisin aftësitë dhe efikasitetin e tyre.

Ndërkaq, Hetem Jakupi, udhëheqësi i brigadës së Zjarrfikësve në Viti, tha se kanë përfituar pajisje të cilat do të ndihmojnë punën e tyre në të ardhmen. Sipas tij ky është donacioni më i madh që kanë pasur ndonjëherë, pasi ky do i mbuloj nevojat e zjarrfikësve.

Ky donacion është mirëpritur dhe u vlerësua lartë nga drejtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit në Viti, si dhe nga përfituesit e këtij donacioni.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimi zyrtar të pajisjeve, kryetari i komunës, Sokol Haliti, tha se me këtë donacion është përmbushur një kërkesë për stacionin e zjarrfikësve vitias.

“Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me komunat zvicerane dhe të koordinojmë bashkëveprimet ne sektorë të tjera, si atë në shëndetësi”, ka thënë kryetari Haliti.

Në shenjë falënderimi, Institucionet komunale kanë nderuar me mirënjohje përgjegjësin e zjarrfikësve të Pratelnit Rolf Hefti, si dhe bashkëpunëtorin Bashkim Bislimi.Aziz Zuka

You Might Also Like