Gjilan

Zhegra me Grykën e Karadakut gati për fitoren e madhe të LDK’së më 22 tetor

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në fshatin Zhegër së bashku me Grykën e Karadakut janë bërë gati për fitoren e madhe të 22 tetorit në krye me kryetarin Lutfi Haziri.

Ky është konfirmimi që kreu i LDK’së në Gjilan dhe kandidat për kryetar, Lutfi Haziri, ka marrë sot në takimet me strukturat e partisë së këtyre fshatrave, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për këshilltar komunal.

I pari i LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim për banorët atje, derisa ka theksuar se investimet e mëdha infrastrukturë dhe në të gjitha resorët tjerë do t’i vazhdojnë edhe për katër vitet e ardhshme, duke thënë se ndjehet mirë që ka pasur barazi të investimeve në qytet e fshatra.

“Kjo logjikë e drejtësisë në investime do të vazhdoj edhe për katër vitet e ardhshme”, theksoi Haziri.

Në takim u tha se ‘Zhegra është djepi i LDK’së në Gjilan”, duke pohuar se po punojnë intensivisht që ta bëjnë fitoren që në raundin e parë, duke mos i munduar qytetarët që të dalin dy herë në zgjedhje.

You Might Also Like