OPINION

”Zemërgjerësia” e vonuar e nënkryetarit të komunës për transparencë në shpenzimin e fondit për subvencione

 Shefik Surdulli, këshilltar komunal (nga radhët e PDK në Gjilan)

  • Hetuesia në këtë rast është ajo që duhet të trokas në portën e kryetarit të komunës, për të provuar dyshimet për shkelje dhe keqpërdorime në ndarjen e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport.

 

Gjilan, 13 nëntor / Vet fakti i mospublikimit, në kohë ligjore, i listës së përfituesëve nga komisioni komunal për ndarjen e subvencioneve për Kulturë, Rini dhe Sport dhe  mosdhënia (në afat ligjor) e mundësisë ligjore të ankesave për mënyrën e trajtimit të projekteve të klubeve sportive,  është bazë e mjaftueshme për të shfaq dyshimet tona dhe të publikut, për abuzim me taksën e qytetarëve tanë.

Përderisa qeveria komunale vazhdon me këtë jo transparencë, jo vetëm në këtë segment, të shpenzimit te buxhetit komunal, natyrshëm ngriten dyshime dhe spekulime, edhe në këtë rast, për punën joprofesionale të këtij komisioni në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, që nuk përjashtohet, siç flitet, të ketë ndar subvencione për vetvetën, dhe të ketë bërë diskriminim në trajtimin e aplikuesve për subvencione – klubeve sportive, dhe marifete tjera, të cilat do ti zbulojë vet lista e përfituesve.

Prandaj, «zemërgjerësia» e nënkryetarit të komunës, z. Ismajli për ta hapur portën e kryetarit të komunës për ankesa në dyshimet për keqpërdorim eventual të fondeve publike për subvencione, siç ishte shprehur dje ai, në «radio star», është e vonuar dhe nuk e justifikon papërgjegjshmërinë në mënyrën e ndarjes së këtyre subvencioneve, për të cilat unë pata ngritur publikisht dyshimet e mia edhe në seancën e fundit të KK-së në Gjilan.

Mbase hetuesia, në këtë rast, është ajo që duhet të trokas në portën e kryetarit të komunës, për të provuar dyshimet për shkelje dhe keqpërdorime në ndarjen e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport, ashtu si në rastin e konkursit të punësimeve në QKMF.

Megjithate, jemi kureshtar të presim se ç’do t’paraqes në fakt lista publike e përfituesve të subvencioneve për kulturë, rini dhe sport!

 

You Might Also Like