Arti pamor

Wiki Loves Monuments garë ndërkombëtare e fotografive të monumenteve

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledh dhe shpërndanë. Një imazh vlen sa një  mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre përmes fotografive.

Ejani dhe mësoni më shumë për garën përmes preznatimit që do të mbahet në :
– Gjilan, Shkolla MU “Abaz Ajeti”, e mërkurë, 21 shtator ora 18:00

 

Edhe këtë shtator, për të tretën herë me radhë, do të mbahet gara e fotografisë Wiki Loves Monuments në Kosovë.

Wiki Loves Monuments është një garë ndërkombëtare e fotografive të monumenteve, e organizuar nga wikipedianët në shumë vende të botës nga 1 deri më 30 shtator 2016 për të mbledhur foto për Wikipedia.

Trashëgimia kulturore është një pjesë e rëndësishme e dijes që Wikipedia mbledhë dhe shpërndan. Të gjithë mund të kontribuojnë me imazhe, apo të shkruajnë artikuj. Një imazh vlen sa një mijë fjalë, në çdo gjuhë në të njëjtën kohë, dhe entuziastët vendas mund të (ri)zbulojnë rëndësinë kulturore, historike, apo arkitektonike të rrethinës së tyre.

Gara filloi më 2012 si një provë e vogël në Holandë e cila mblodhi 12,500 fotografi. Më 2015 6,618 fotografë ngarkuan mbi 231,000 fotografi të licencuara lirshëm të ndërtesave historike, monumenteve dhe vendeve të trashëgimisë kulturore në 33 vende, duke përfshirë edhe Kosovën.

Çdo konkurs kombëtar do të jetë në gjendje të përzgjedhë disa nga fotot e tyre fituese për konkursin ndërkombëtar. Këto fotografi të përzgjedhura do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e cila më pas do të ndajë shpërblime shtesë për fotot më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Kriteret sipas të cilave juritë vlerësojnë fotografitë janë: cilësitë teknike, origjinaliteti dhe vlera edukative. Është e rëndësishme që fotografitë të shoqërohen me përshkrime të sakta të asaj që përmbajnë. Pjesëmarrësit duhet të marrin pjesë vetëm me fotot e tyre dhe t’i ngarkojnë ato nën një licencë të lirë në depon multimediale të Wikimedia-s, Wikimedia Commons. Nuk ka rëndësi kur janë shkrepur fotot.

Gara organizohet nga FLOSSK përmes mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve si dhe Fondacionit Wikimedia.

Mësoni më shumë për garën në wikilovesemonuments.al, ku do të jeni në gjendje t’i ngarkoni fotografitë tuaja përgjatë muajit shtator.

/Ismet Azizi/

 

You Might Also Like