Gjilan

VV: Komuna të bëjë më shumë për fëmijët

 

1 Qershori në botë njihet si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Problemi i fëmijëve eshte nje nga problemet gjithnjë e më të hapura të shoqërisë kudo në botë. Kjo ditë trajtohet me prioritet në të gjitha vendet bashkëkohore, në varësi të karakterit dhe nivelit të gjendjes shoqërore, ekonomike dhe kulturore.

1 Qershori, shënohet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, por nuk festohet askund, sepse në cdo vend, cdo vit, trajtohen tema të rëndësishme për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në të gjithë botën.

Në Kosovë, kjo ditë përcillet me aktivitete të shumta festive, me këngë e me turma fëmijësh që dalin të shoqëruar nga prindërit apo mësuesit e tyre. Për këtë ditë, festohet, pikërisht në vendin, ku as sot në vitin 2018, nuk ekziston Ligji për të Drejtat e Fëmijëve. Për këtë ditë, në Kosovë, këndohet, pikërisht në vendin, ku fëmijët nuk gëzojnë asnjë të drejtë sepse me ligj kjo nuk I mundësohet.

Pikërisht kjo, po ndodhë sot edhe në qytetin e Gjilanit, ku platoja para Teatrit është shndërruar në “EuropaPark”, ndërsa në ditët e tjera të zakonshme, nuk kemi as një park të përshtatshëm ku do të mund të argëtoheshin fëmijët, sepse gjendja e tyre është si mos më keq.

Në Gjilan, sot jehoi kënga dhë pamë fëmijë të veshur bukur, duke festuar ditën e tyre 1 Qershorin, por cfarë ndodhi me ata fëmijë që detyrohen të punojnë, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike. Që detyrohen ti ndërpresin edhe mësimet, sepse duhet ti sigurojnë familjes bukën e gojës. Cfarë ndodhë me ata fëmijë, që të shtuneve I sheh kudo nëpër qytet tek bartin karroca me pemë e perime, për vetëm 1 euro. Cfarë ka bërë Komuna për ta, kur e dijmë që një fëmijë e ka me ligj të ndaluar të punojë, por e ka të obligueshme të shkollohet. Cfarë ndodhë me ata fëmijë, që jetojnë pa njërin, ose pa asnjërin prind, cfarë kushte dhe përkujdesje I ofrohet atyre. Cfarë ndodhë me ata fëmijë që ushtrohet dhunë ndaj tyre, sic e kemi rastin më të fundit të babait që rrahu të birin deri në vdekje, ngjarje kjo që ndodhi në fshatin Karaqeve. Cfarë ndodhë me fëmijët lypsarë, me të cilët janë të stërmbushura rrugët e Gjilanit. A ka marrë Komuna ndonjë veprim dhe masë konkrete deri më tani lidhur me këto cështje?!

A po promovojnë vetëm lumturinë që fëmijët e gëzojnë në gjiret e tyre familjare, por cfarë ndodhë me ata fëmijë që jepen për adoptim, e që pavarësisht kërkesave në rritje të cifteve të interesuara, procedurat shkojnë duke u bërë gjithnjë e më të vështira.

Këto janë vetëm disa nga arsyet që nuk do të duhej të gjenim arsye për të shënuar këtë ditë me festë e me këngë, por me punë dhe kërkesa dhe atë me punë dhe kërkesa konkrete, që

fëmijëve të komunës së Gjilanit, pa dallim, do t’ia bënin jetën më të lehtë dhe më të ngjashme me jetën e një fëmiju. Sepse në një shoqëri si Kosova, ku fëmijët dhe të rinjtë përbëjnë 60 përqind të popullatës, është e rëndësisë së vecantë të investohet në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të tyre.

Prandaj, ne si Qendër e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, i bëjmë thirrje kryetarit të komunës Lutfi Haziri dhe të gjithë persona të tjerë përgjegjës, që të punojnë dhe të sjellinn rezultate konkrete dhe të mos tentojnë të veshin mospunën e tyre dhe nngecjet në këtë drejtim, me anë të manifestimeve të tilla, për të cilat më së paku tash kemi nevojë.

You Might Also Like