Gjilan

VV: Gjilani si qendër skijimi

Drejtues të Qendrës Vetëvendosje në Gjilan kanë deklaruar se bora që po bije në Gjilan i ka zënë në gjumë përgjegjësit e komunës dhe sipas tyre, ky qytet  njëra ndër 7 qendrat kryesore të Kosovës, pas borës së parë ka marrë pamjen e një ambienti të skijimit.
“Kjo gjendje në komunën tonë vjen si pasojë e neglizhencës së organeve kompetente për menaxhimin e situatave emergjente. Rrugët e mbuluara me borë përbëjnë rrezik për qytetarët në përgjithësi dhe vozitësit në veçanti”, është thënë në VV-në e Gjilan dhe i kanë bërë  thirrje komunës që të marrë masat e duhura për parandalimin e rreziqeve.

You Might Also Like