Sportet me dorë

Volejbollistet e Dritës një hap drejt finales

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ia ka dalë që të ngadhënjejë në ndeshjen e parë të play – off, duke e mposhtur ekipin Prishtina Volley me rezultat 3:1 në sete. Ishte kjo ndeshja e parë e ekipit gjilanas, i cili për të kaluar deri në finale duhet të shënojë edhe një fitore. Drita, që në fund të kampionatit është radhitur e para, më vështirë se sa që është pritur ka ngadhënjyer në këtë ndeshje. Ekipi gjilanas mbron titullin e kampionit dhe synim vetit ia ka vënë që të stoliset edhe këtë vit me titull kampioni. Në gjysmëfinalen tjetër janë ballafaquar Kastrioti dhe Skenderaj.

Drita para një jave ka fituar Kupën e Kosovës në Volejboll, sukses të cilin e arriti për herë të katërt radhazi.

You Might Also Like