Sportet me dorë

Volejboll: M-Technologie mposht Dritën

Trajneri Naser Krasniqi është sikur në qiellin e shtatë me fitoren KV M-Technologie nga Prishtina me rezultat 3:2 (16:25, 25:18, 17:25, 25:19, 15:10) kundër kampiones Dritës nga Gjilani, në ndeshjen e javës së gjashtë të  Superliga A (femrat) në volejboll.

Dy pikë të mëdha për KV M-Technologie dhe që ashpërson edhe më shumë luftën për vend të parë, kurse Drita që drejtohet nga Lorik Ilazi ka qenë e pafat, duke pësuar në tai-brek.

You Might Also Like