Futboll

Vllaznia vargon edhe një humbje

Vllaznia është fundosur edhe më tej në fundin e tabelës, ndërkohë që Prishtina ka ruajtur hapin në luftën për kreun e tabelës, ku mëton që në fund të jetë e para. Dy gola të shënuar njëri në pjesën e parë e tjetri në të dytën, kanë qenë të mjaftueshëm për Prishtinën për të shënuar fitoren e radhës, me rezultat 2:0.

Mysafirët erdhën në epërsi në minutën 33, pas një aksioni të ndërtuar mirë. Pasi është shërbyer nga bashkëlojtarët Liridon Fetahaj ka kaluar edhe portierin dhe ka shënuar në portën e zbraztë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, malazezi Bozhoviq me një gjuajtje mjeshtërore ka qëlluar tërthorësen e portës vendase.

Edhe në pjesën e dytë Prishtina ka pasur disa raste të fundit, kurse golin e dytë e ka shënuar krejt në fund, kur pas një kundërsulmi, Bozhoviq gjeti Fetahajn, i cili sërish nuk e pati të vështirë të shënojë.

You Might Also Like