Futboll

Vllaznia ngjitet për fundin e tabelës

Vllaznia e Pozharanit assesi nuk po ia arrin të këndellet, ngase ka pësuar edhe një humbje të vet edhe atë me rezultat bindës 0 :3.

Që në minutën e shtatë mysafirët kanë shënuar nëpërmjet futbollistit Mendurim Hoti, kurse për vendasit u bë edhe më keq në minutën 32, kur mysafirët kanë shënuar nëpërmjet Mark Milicajt.

Në pjesëlojën e dytë, ekipi nga Pozharani luajti më mirë dhe pati disa raste të mira shënimi, por nuk ia doli që së paku të shënojë një herë e kur po mbyllej ndeshja, pas një kundërsulmi të shpejtë, zëvendësuesi Mirlind Demaku ka kaluar edhe portierin dhe ka shënuar golin e tretë për mysafirët.

You Might Also Like