Futboll

Vllaznia fiton ndeshjen e humbur kundër 2 Korrikut me rezultat zyrtar 3:0

 

 

Vllaznia e Pozharanit ka fituar ndeshjën e humbur me 0:1 në Prishtinë nga 2.Korriku që u zhvillua në kuadër të xhiros së 20 të Ligës së parë .Pas ankesës që ka bërë skuadra pozharanase pas përfundimit të ndeshës si pasojë e lëshimit që ka bërë skuadra e 2.korrikut duke e inkuadruar në lojë Zenel Janjevaliun  pa e evidentuar në protokolin zyrtar ,Komisioni  i garave  të FFK-së si ai i shkallës së parë ashtu edhe ai i shkallës së dytë, gjeti se ankesa e pozharanasve ishte e bazuar dhe Vllaznia në këtë mynyrë fitoi 3 pikë në tavolinë.

Do theskuar se njëri nga më të meituarit për këto tri pikë të fituara me rezultat zyrtar është edhe drejtori i Vllaznisë Agon Pira i cili gjeti këtë lëshim të bërë nga prishtinasit.Edhe kjo tregon qartas se disa skuadra me vetdije apo pa te bejnë këso lshimesh dhe bazuar në rregullorën e FFK për këso lshimesh ato edhe ndëshkohën.Me keto tri pikë Vllaznia ka tubuar 18 pikë dhe është njëra ndër skuadrat me të suksesesshme në sezonin pranver ngase nga 4 xhirot e zhvilluara ka tubuar 10 nga 12 të mundëshmet.Aziz Zuka

 

 

You Might Also Like