Futboll

Vllaznia e Pozharanit sërish bëhet me trajner të ri

 

Që nga ndarja me Sallah Sherifin, në nismë të kampionatit historik, kur Vllaznia u fut në Superligën e Kosovës, ekipi pozharanas nuk është bërë rehat me trajnerë, pasi që nga ajo kohë shumë emra trajnerësh kanë ardhur në ekipin kuq e gjelbër dhe të njëjtit më pas janë larguar.

Së fundi, Vllaznia ka bërë të ditur se në radhët e veta ka sjellë Ali Osmanin, I cili më herët kishte veshur petkun e ekipit Prishtina dhe më pas ishte edhe trajner në këtë ekip. Tashti ai është angazhuar te Vllaznia për t’a nxjerrë ekipin pozharanas nga fundi I tablës.

Për momentin Vllaznia e Pozharanit radhitet në pozitën e fundit në Ligën e Parë të Kosovës me vetëm një pikë.

 

Ali Osmani do të jetë në bankinën e klubit të tij të ri në ndeshjen e radhës, të cilën Vllaznia në Pozharan e zhvillon kundër Dukagjinit të Klinës.

You Might Also Like