Futboll

Vllaznia e pakënaqur që stadiumi ndihmës nuk u ndërtua në Pozharan

Komuna e Vitisë ka marrë një donacion për ndërtimin e një fushe ndihmëse të futbollit, e cila sot ka nisur të ndërtohet në fshatin Sadovinë e Jerlive, port ë pakënaqur janë ndarë drejtuesit e Vllaznisë së Pozharanit, ngase sipas tyre donacioni ishte fituar në kohën kur Vllaznia garonte në Superligë, andaj i takon këtij ekipi që të ketë fushë ndihmëse të futbollit.

Ja reagimi i plotë i pozharanasve.

 

Komunikatë për medie nga KF “Vllaznia” Pozheran!!

Me gjithë respektin për çdo investim qe behet ne sport e ne veçanti ne Futboll,ne si klub jemi te detyruar të dalim me një komunikatë!!

E falënderojmë shtëpinë e Futbollit UEFA, Federatën e Futbollit te Kosovës, Ministrine e Sporteve dhe Kuvendin Komunal te Vitisë për ofrimin e një fushe (ndihmëse) qe sot filluan punimet ne fshatin Sadovine e Jerlive.

Sqarim për opinionin publik!!

Ky donacion nga këta akter te lartpërmendur ka qene i dedikuar per 12 klubet e Futbollit te cilet kan bërë gara ne Supeligën e Kosoves vitin e kaluar,kështu qe fatmirsisht KF Vllaznia-Pozheran ishte pjesmarrëse ne eliten e Futbollit Kosovar vitin e kaluar dhe si rrjedhoj e kesaj,ketij klubi i takoj ky donacion.

Si rrjedhën gjërat,qka ndodhi dhe si u vendos qe kjo fushe ti takoj nje lokaliteti tjeter e jo atyre te cilet e fituan kete donacion, na mbetet qe nga organet e lartcekura ta bëjne nje sqarim se per qfar arsye nuk u konsultuan asnjeher me e marre nje opinion nga udheheqsia e KF Vllaznia per percaktimin e vendit ku me u ndertu ky stadion (ndihmës)!!!

Me rrespekt,

Ardian Kurteshi, kryetar KF “Vllaznia ” Pozharan

 

You Might Also Like