Futboll

Vllaznia e pafat, eliminohet nga Kupa

Vllaznia e Pozharanit është eliminuar nga garat e kupës së Kosovës në futboll, ngase në fushën e Stadiumit të Qytetit në Gjilan është mposhtur nga Llapi me rezultat minimal 1:0. Në këtë ndeshje janë përballë kampioni vjeshtor i Kosovës në futboll dhe i fundit në tabelë dhe shumë lehtë ka mundur të ndodh që rezultatit të jetë ndryshe, por pozharansit kanë huqur disa raste të volitshme, ndërkohë që kanë pranuar gol nga një gjuajtje që nuk premtonte shumë.

Në pjesën e parë të dy ekipet kanë patur raste të mira shënimi, kurse në pjesën e dytë në minutën 57 Vllaznia për pak sa nuk shënoi kur Alidema shpërtheu nga e djathta, qëlloi furishëm, por topi u përplas në tërthorëse.

Në minutën 77, Llapi ka shfrytëzuar rastet e huqura të vendasve dhe pas një gjuajtje të Kushtrim Shabanit e në këtë rast edhe portieri vendas Miftari  intervenoi ngathtë, ngase topi nën duart e tij u fut në rrjetë.

Llapi pati rast që të dyfishojë rezultatin, por Daku qëlloi shtyllën.

You Might Also Like