Futboll

Vllaznia e fiton derbin lokal ndaj Vitisë, fiton edhe Bashkimi, humb Kika

Vllaznia e Pozharanit e ka fituar derbin lokal ndaj Vitisë me rezultat të ngushtë 0:1 dhe me këtë fitore të shënuar në Viti ka shtuar gjasat që të sigurojë edhe një vit në Ligën e Parë të Kosovës. Vitia, që më herët kishte humbur gjasat për barazh, nuk kishte motivin e duhur, ndonëse gjatë tërë kohës u përpoq që të dal me rezultat pozitiv.

Nga ekipet e Anamoravës fitore ka shënuar edhe Bashkimi i Koretinit, që në fushë të vet e ka mposhtur Onixin me rezultat 3:1. Me këtë fitore dhe një të ardhme ne xhiron e radhës, Bashkimi mëton që të shpëtojë prej rënies.

Humbja e Kikës ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultat 1:0 mund t’i kushtojë shumë, ngase hogoshtasit i kanë prishur punë vetit në garën për mbijetesë.

REZULTATET KOMPLETE

Besa – Arbëria 7-2
Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-0
Trepça – Kika 1-0
Istogu – Vëllaznimi 2-1
Drenasi – Fushë Kosova 1-0
Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1
2 Korriku – Duakgjini 2-1 
Bashkimi Koretinit – Onix Banja 3-1

You Might Also Like