Futboll

Vllaznia afër largimit nga Superliga

Vllaznia – Prishtina 0:1

Përfundon ndeshja, fitore e Prishtinës

84′ Hoxha provon gjuajtjen, reagon mirë portieri Gashi

80′ Rast i mirë i Prishtinës, shpëton Vllaznia

67′ Blend Baftiu gjuan furishëm, portieri Arlind Gashi ishte në vend

63′ Ejup Bruti zëvendësohet nga traneri Agron Selmani dhe i nervozuar para fytyrës së tij godet një shishe uji. Gjest i pahjishëm i futbollistit të Vllaznisë

52′ Depërtim i mirë i Arbër Hoxhës, por në momentin e fundit i iku topi

Nis pjesa e dytë

Përfundon pjesa e parë

43′ Bozhoviq tenton nga gjuajtja e lirë, mirëpo mbi portë

32′ Gooool… Guthier Mankenda ralizon mjeshtërisht pas asistimit të Bozhoviqit. Prishtina në epërsi

31′ Curri gjuan plogësht nga një pozitë e mirë

26′ Rast i mirë për Vllazninë, Bergin Maliqi gjuan furishëm, por jashtë porte

20′ Mysafirët më kërkues, rrezikojnë më shumë

10′ Januzi provon gjuajtjen, por pa sukses

Nis ndeshja

Formacionet zyrtare

Vllaznia: Gashi, Tusuni, Isufi, Tahiri, Idrizi, Pantina, Livoreka, Bruti, Kastrati, Maliqi, Murati. Trajner: Agron Selmani

Prishtina: Bekaj, Osmani, Dallku, Curri, Arago, Taipi, Boshnjaku, Bozhoviq, Mankenda, Hoxha, Januzi. Trajner: Mirel Josa

Gjyqtarë: B. Batalli, B. Këpuska, F. Abrashi dhe E. Zasella.

 

Gazetasheshi.com

You Might Also Like