Libri

VJEN EDHE ME NJË LIBËR TË RI PËR KOSOVËN

 

VJEN EDHE ME NJË LIBËR TË RI PËR KOSOVËN

SEKRET I BLERINIT DHE PROZA TË TJERA

Libri më i ri i shkrimtarit francez për Kosovën, Jean Yves Carlen, i cili i dedikohet bashkëkombasit tonë tashmë të ndjerë, Ilir Mustafës, një veprimtar i shquar i mërgatës shqiptare në tri dekadat e fundit.

Shkrimtari francez, Jean – Yves Carlen, që njihet si një luftëtar i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut po, edhe si mik i madh i Kosovës, vjen edhe me një libër të ri për Kosovën.
Pas librit poetik nën titullit, Lule për Kosovën”, si dhe librit tjetër që pasoi më pas, “Tregime të Kosovës”, Zhan Iv Karleni, edhe librin e tij të tretë ia dedikon Kosovës, përkatësishst mikut të tij tashmë të ndjerë, Ilir Mustafës, ai i cili edhe e kish sjellur në Kosovë qysh në fillim të viteeve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar..
” SEKRET I BLERINIT DHE PROZA TË TJERA,” titullohet libri i ri i këtij miku të madh të shqiptarëve, të cilat mbajnë dhe nëntitullin ( Tregime të reja për Kosovën)..
Libri është botuar nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” , në dy gjuhë, frengjsith e shqip, të cilat gjuhë shënojnë dy vendet shtetet më ta dashura të Zhan Ivitapo dhe dy gjuhët e zemrës së tij.
Përurimi i këtij libri do të bëhet më 23 korrik 2019, ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në Gjilan, nën organizimin e Ars Clubit “Beqir Musliu” dhe, mbështetur nga Zyra e kryetarit të komunës, z.Lutfi Haziri

You Might Also Like