ARSIMI

Viti i ri shkollor 2018/19 në Viti nisi pa probleme

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) përmes një komunikate për medie ka njoftuar se Viti I ri shkollor sivjet në këtë komunë ka nisë pa problem dhe mirë e mbarë të thuash në të gjitha shkollat e kësaj komune si ato fillore ashtu edhe të mesme pos në objektin e Shkollës së mesme të ulët “Bafti Haxhiu”” në Viti si dhe në Objektin e Qerdhës për fëmijë në Viti, ku është duke u punuar me instensitet të lartë në kryerjën e punëve në rinovim të ktyrë objekteve.

Në komunikatë drejtuar nxënësve dhe personelit shkollor DKA, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/19. Kjo drejtori po ashtu njofton të gjithë qytetarët se mësimi në të gjitha shkollat e kësaj komune ka filluar sot përveç në Shkollën e Mesme e Ultë “Bafti Haxhiu” në Viti si dhe në çerdhen publike “ Gëzimi Ynë” në Viti.

Procesi edukativo arsimor sipas kësaj drejtorie pritet të filloj punën me 10 Shator 2018 pasi që renovimet brenda këtyre objekteve janë në fazën përfundimtare. Po ashtu bëhet me dije se orët e

humbura në shkollën “Bafti Haxhiu” do të zëvendësohen ditëve në vijim.Aziz Zuka

You Might Also Like