Sportet luftarake

Violant Sylejmani, fitues i Turneut “Agim Rashiti” në boks

Boksieri gjilanas, Violant Sylejmani është shpallur boksieri më i mirë i turneut “Agim Rushiti” në boks, turne në të cilin kanë marrë pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Mali i Zi.

Ky turne që është mbajtur në kujtim të veprës dhe jetës së Agim Rashitit, i rënë në ballafaqim me forcat serbe të policisë, ka mbledhë boksierë të talentuar, kurse organizatori e ka vlerësuar këtë turne si tejet të suksesshëm.

Ndryshe, tekniku më i mirë në këtë turne është shpallur, Milovan Sekuliq nga Mali i Zi, meqi më luftarak ai në mes të Albin Sejdiut dhe Denis Muqajt ,  boksieri më perspektiv u shpall Drilon Thaqi, kurse bokseri më i mirë i turneut Violant Sylejmani.

Në këtë turne u ballafaquan boksierët: Leotrim Rexhepi – Aleks Bibaj 2:0, Millovan Sekuliq – Daniel Marku 2:0, Shpend Gafurri – Drilon Thaqi 0:2, Erdonis Maliqi – Edin Alkoviq 2:0, Lulzim Ismajli – Venhard Haziraj 2:0 (ndërprerje raundi II), Albin Sejdiu – Denis Muqa  1:1, Sait Kadrijaj – Emiliano Xhediku 0:2 (ndërprerje raundi II), Klajdi tema – Leonit Kuqi 1:1 dhe Violant Sylejmani – Stavrio Pali 2:0.

Gjyqtarë ishin: Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Aliriza Rexhepi, Agim Shata e matës kohe ishte Fatlum Agushi, kurse delegat Sylejman Voca.

Kjo është hera e tretë që Violant Sylejmani e fiton këtë turne, kurse Agim Latifi, Musli Zymberi e Nazim Halili, boksierë me renome e kanë vlerësuar lart këtë turne, kurse më të mirët janë shpërblyer me mirënjohje, diploma e kupa.

You Might Also Like