KRONIKË E ZEZË

Vetura godet motociklistin

Policia e Kosovës Stacioni Policor në Gjilan është njoftuar për një aksident trafiku me lëndime. Njësitet e trafikut rajonal me urgjencë i janë përgjigj rastit duke dalë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se aksidenti rrugor të ketë ndodhë kur vetura Audi me tabela 06 duke qarkulluar ne rrugën “Lidhja e Prizrenit” me të arritur në hyrjen e Maketit “ETC” bënë kthim të pasigurt majtas me qellim që të hy në parking, pa i dhënë përparësi kalimi mjetit Motoçiklet e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt duke mos përshtat shpejtësinë e Motoçikletës dhe kushteve në komunikacion në vendbanim,ajo , përplaset me veturën Audi dhe me këtë raste dëmtohet edhe një veturë e cila ishte duke dal nga parkingu, me këtë rast shkaktohen dëme materiale në tri njësitë.

Lëndime trupore pësojnë vozitësi i veturës dhe i Motoçikletës si dhe pasagjerja që ndodhej bashkë me të e cila pas trajtimit mjekësore në QE në Gjilan, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm .

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pasi janë mbledhë prova materiale në vendin e ngjarjes vozitësi i veturës Audi dhe drejtuesi i Motoçikletës ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti pas kompletimit procedohet në Gjykatë

You Might Also Like