Gjilan

Me Vetevendosjen do të mbrohen prodhimet vendore

Kandidatët për deputetë nga qendra e Levizjes Vetëvendosje në Gjilan vizituan sot, fermën MENDY në Velekincë të Gjilanit. Në këtë vizitë, të pranishem ishin Besa Baftiu, Ismajl Kurteshi, Hydajet Hyseni, Nevzad Isufi dhe Salih Salihu nga qendra e Vitisë. Pronari i fermës, z.Verdi Rexhepi, njoftoi për së afërmi kandidatët për deputetë lidhur me veprimtarinë që ai ushtron në fermen e tij. Ai tregoi për kushtet, procesin dhe rrjedhën e punës në fermë. Gjate bisedes së zhvilluar, kandidatët njoftuan përfaqesuesit e fermes lidhur me programin politik te Levizjes Vetevendosje ne pergjithesi e per ate bujqësor e blegtoral në veçanti. Lidhja që ekziston mes ketyre dy sektoreve është shumë e madhe, andaj ato edhe shoqerojne njëra tjetrën në zhvillim. Ky zhvillim siguron rritje ekonomike, ngritje te mireqenies e ulje te papunesise. Duhet nxitur puna ne kete sektor, duke e bere ate atraktive per te rinje dhe profitabile e te leverdishme u shprehen kandidatet per deputete. Ne anen tjeter, mbrojtja e prodhimeve eshte po aq e rendesishme. Levizja Vetevendosje do te siguroje tregun per plasim te ketyre produkteve. Me qeverisjen e Vetevendosjes, rolin e udheheqjes se sektorit te bujqesise dhe digasterik perkates, do ta marrin njerezit te cilet kane aftesi perkatese dhe pervoje, me qellim te jetesimit te programit te Vetevendosjes.

You Might Also Like