Viti

Vazhdojnë vizitat mjeksore për nxënësit në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë

Sipas drejtoreshës së QKMF-së në Viti Dr,VjollcaKadolli-Halili,vizitat të tilla mjekësore nga stafi i QKMF-së së Vitisë, do të bëhen këtë vit vetëm me klasat e pesta, ku do të maten 30 parametra shëndetësorë si dhe kontrollimet detale e dhëmbëve

Edhe sivjet ka vazhduar tradita e oranizimit të vizitave mjeksore të nxënësve nëpër të gjitha shkollat e komunës së Vitisë. Kështu, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë vazhduar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e kësaj komune.

Me këtë rast stafi mjekësor i QKMF-së, ka bërë dje kontrollime mjekësore me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti.

Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Arsim në Viti, bëri me dije se ky projekt i Komunës së Vitisë, po vazhdon edhe gjatë këtij viti, por me format tjetër. Ajo tha se vizita të tilla mjekësore do të bëhen në të gjitha shkollat e kësaj komune, kryesisht me nxënësit e klasave të pesta dhe më këtë sipas saj synohet që të kenë një kujdes të veçantë për nxënësit e kësaj komune.

E Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr.Vjollca Kadolli-Halili i njoftoj nxënësit rreth kontrollimeve rutinore mjekësore, përfshirë këtu edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësore.

Ajo tha se këto kontrollimet mjeksore do të bëhen në anonimitet të plotë dhe me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit.

Përndryshe vizitat të tilla mjekësore nga stafi i QKMF-së së Vitisë, do të bëhen këtë vit vetëm me klasat e pesta, ku do të maten 30 parametra shëndetësorë si dhe kontrollimet detale e dhëmbëve . Vizita e rregullt sistematike planifikohet të bëhet në vazhdimësi, duke përfshirë edhe nxënësit e klasave të para dhe të nënta në të ardhmen. E nxënësit vitias i ka vizituar edhe

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu. Aziz Zuka

You Might Also Like