Gjilan

Urimi i kryetares së Qendrës së VV-së për Fitër Bajram

Të dashur qytetarë të besimit islam, sot është iftari i fundit i muajit të shenjtë Ramazanit.

Po e shfrytëzoj rastin që secilit prej juve të ju uroj pranim të lutjeve dhe agjerimit,

Nesër është Fitër Bajrami, kjo festë e cila bëhet gjithmonë pas muajit të ramazanit. Duke ditur që Ramazani dhe Fitër Bajrami janë të pa ndara njëra me tjetrën, padyshim që Ramazani bashkë me Fitër Bajramin janë simbole të sakrificës, tolerancës, solidaritetit, krenarisë e besnikerisë, tipare këto që sot më shumë se kurrë na duhen secilit prej neve.

Duke u thirrur në ajetin kuranor: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në mirësi dhe drejtësi”. [Ma’ide, 2] kjo është baza themelore e secilit që do drejtësi dhe paqe.

Ne me politikat fiskale klasën e varfër dhe të mesme në Kosovë, e që padyshim kjo është shumica, ne duam ta mbrojmë dhe ta fuqizojmë këto kategori.

Ndërsa me politikat e shtetit të së drejtës ku para ligjit duhet të trajtohen të gjithë të barabartë, duam që Kosova të ju takoj të gjithëve.

Unë si mjeke që jam nesër do jem kujdestare pranë repartit të neonatologjisë në Spitalin  e qytetit tonë Gjilanit, nga aty do ta festojmë këtë festë e me shumë gjasë duke u gëzuar edhe për ardhjen e ndonjë jete të re, duke u lutur për të e për secilin qytetarë të k’ti vendi.

Urime festa e Fitër Bajramit, festoni me dinjitet.

Sinqerisht: Besa Baftiu, kryetare e Qendrës së  Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Gjilan

You Might Also Like