ARSIMI

Universiteti “Kadri Zeka” hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2017/2018


Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të martën, më 11.07.2017, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018. Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.
Për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

You Might Also Like