Sportet luftarake

Udhëtojnë në Evropianin e Karatesë

Tetë gjilanas këtë të enjte do të udhëtojnë në Sofje të Bullgarisë, ku më  17 shkurt 2017 do të mbahet Kampionati Evropian në Karate, kurse në këtë garë do të marrin pjesë edhe karateistë nga Kosova, në mesin e tyre tetë karateistë nga klubet gjilanase. Kështu pjesë e këtij kampionati do të jenë edhe Fortesa Orana dhe Dren Hajdari nga Klubi i Karatesë Dardania, Tahir Ajvazi e Hatixhe Zejnullahu nga Klubi i Karatesë AS, Betim Maliqi nga Klubi i Karatesë Katana, Ariana Byqmeti nga Klubi i Karatesë Elita dhe Vesa Ibrahimi dhe Benjamin Shabani  nga Klubi i Karatesë Drita. Në evropian do të udhëtoj edhe trajneri i Reprezentacionit të Kosovës, gjilanasi Blerim Hajdari.

Bashkë me garuesit gjilanas do të jetë edhe trajneri Alban Beqiri nga KK AS dhe Shkëlzen Balaj nga KK Dardania dhe me të drejtë nga kjo garë ndërkombëtare priten medalje e njëra ndër pretendentet më të mëdha për të fituar medalje pa dyshim është karateistja Fortesa Orana, por edhe garuesit tjerë janë të përgatitur mirë, andaj edhe besohet në sukses.

You Might Also Like