Viti

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Buzovik dhe Shushtë

 

 

Të premten në fshatrat Buzovik dhe Shushtë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Buzovik kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur Memetali Shefkiu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 47 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njejtën ditë edhe në fshatin Shushtë, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Shushtë u zgjodh, Hamit Zeneli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Kabash.Aziz Zuka

 

You Might Also Like