Libri

U PËRURUA LIBRI ME POEZI I AUTORIT HARBIN VESELI…

Në lokalet e Shoqatës Kulturore “Dituria” në Bujanoc, u përurua libri me poezi i autorit Harbin Veseli, me titull “Fjalë të vona”, përgatitur për shtyp nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë).
Ky përurim u organizua nga Shoqata “Dituria” në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Feniks” (Kosovë Lindore).
Përurimin e librit e shpalli të hapur z. Selim Zeqiri, kordinator i Shoqatës “Dituria”, më pas kryetari i Shoqatës “Feniks” Bilall Maliqi, foli për sukseset e “Feniksit” dhe edicionit të botimeve të “Feniksit”.
Për librin foli redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, i cili paraqiti një vështrim tejet real dhe objektiv për librin.
Edhe redaktori gjuhësor, z. Ilmi Rexhepi, foli për librin në aspektin gjuhësor dhe përgjithësues.
Pati deklamime poezish nga libri në fjalë, nga nxënëset e pranishme në përurim.
Edhe poetët Bilall Maliqi dhe Nehat Ramizi lexuan nga një poezi nga krijimet e tyre poetike.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Dr. Adnan Salihu, kryetar i Kuvendit të komunës së Bujanocit.
Në fund autori i librit, poeti Harbin Veseli, i përshëndeti dhe i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë përurim…

Bilall Maliqi, kryetar

You Might Also Like