ARSIMI

U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, Bajram Kosumi dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi profesional për trajnimin e mësimdhënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) si dhe aspekte tjera për përgatitjen e kuadrove të reja në fushën e arsimit, bashkëpunimi në mes të palëve rreth kuotave të regjistrimit të studentëve të rinj në UKZ, vendosja e kritereve për aplikim për studentë të rinj nga Lugina në UKZ, organizimi i tryezave të përbashkëta debatuese, organizimi i konferencave të përbashkëta, si dhe bashkëpunime të tjera të cilat mund të ndërlidhen me aspektin e edukimit.

Me këtë rast Rektori Bajram Kosumi tha se Universiteti “Kadri Zeka” do të ofrojë resurset e veta akademike dhe profesionale, për trajnimin e kuadrove arsimore që shërbejnë në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me qëllim që përfitimet e mësimdhënësve të jenë të atij niveli që të kenë një ndikim më të madh në fushë veprimtarinë e tyre.

Kurse kryetari i KNSH-së Jonuz Musliu tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme , duke pasur në konsiderim mungesën shumëvjeçare të ofrimit të trajnimeve për mësimdhënësit e këtyre komunave shqiptare.

You Might Also Like