Gjilan

U ndez Flakadani i “Flaka e Janarit 2017”

Në Gjilan është ndezur Flakadani i “Flaka e Janarit 2017”, i cili do të mbetet i ndezur deri në përfundim të Manifestimit Shumëkulturor “Falaka e Janarit” 2017. Dy flakadanë, do të rrinë ndezur, kurse ndezjen e tyre e kanë bërë përfaqësues të komunës së Gjilanit dhe të familjeve të Rexhep Malës e Nuhi Berisha. Rexhep Kadriu, nënkryetar i komunës së Gjilanit, Valentina Bunjaku – Rexhepi, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, Rexhep Berisha, babai i Nuhi Berishës, Hanife Mala, bashkëshorte e Rexhep Malës dhe familjarë të tjerë të dëshmorëve ishin pjesëmarrës në ndezjen e Flakadanit.

 

You Might Also Like