Viti

U MBAJT “PANAIRI I SPORTIT 2019”

Në bashkëorganizimin me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti u mbajt “Panairi i Sportit 2019”. Në panair me fjalë rasti sportistëve iu drejtuan kryetari i Komunës z. Sokol Haliti, dhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport z. Milot Lala. Kryetari z. Sokol Haliti iu premtoj sportistëve se projektet për infrastrukturën sportive do të vazhdojnë për krijimin e kushteve sa më të mira për disiplinat sportive të cilat funksionojnë në komunën e Vitisë ndërsa duke folur për sukseset e klubeve veçoi sukseset e KF. “Vllaznia” të Pozharanit dhe FC. “Vitia”.

Ndërsa drejtori i drejtorisë Milot Lala theksoi se jemi dëshmitar se krijimi i kushteve në komunën e Vitisë, ka reflektuar me rritje të klubeve të reja sportive siç është Klubi i Futbollit të Femrave “Presingu” dhe Klubi i Futbollit “Uniteti” nga Sadovina e Jerlive.

Edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot panairin e sportit 2019 që është mbajtur në stadiumin e Vllaznisë në fshatin Sadovinë të Jerlive. Me këtë rast kryetari Haliti është takuar më përfaësues të klubeve të ndryshmë që veprojnë në këtë komunë.
Kryetari Haliti ndër tjerash u shpreh se Komuna e Vitisë, krenohet me sukseset e klubve të ndryshme sportive, por edhe me sportistet e saj, në veçanti përmendi sukseset e KF “Vllaznia” nga Pozherani dhe KF “Vitia” nga Vitia.
Ai ndër tjerash potencoi se kjo komunë po bënë çmos që të krijoj infrastrkutrën e nevojshme për disiplinat e ndryshme sportive.

“ Kemi punuar dhe po punojmë në krijimin e infrastrukturës së nevojshme sportive për disiplinat e ndryshme sportive si në ndërtimin e palestrës sportive, të sadiumeve, fushave sportive nëpër lokalitet e ndryshme të kësaj komune.
Gjithashtu në Pozhran do të ndërtojmë një fushë sportive sikurse në fshatin Sadovinë të Jerlive” , u shpreh Kryetari Haliti.
Ndryshe ”Panairi i Sportit 2019” në Viti, është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë për Kultur, Rini dhe Sport me Komitetin Olimpik të Kosovës.Aziz Zuka

You Might Also Like