KRONIKË E ZEZË

U kap me heroinë

Një i dyshuar, është kapur në rrugën “Bulevardi I Pavarësisë” në Gjilan me një sasi të drogës. Togeri ISmet Hashani, zëdhënës I Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se Polica e Kosovës, njësitet anti drogë nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë se i dyshuari posedon substancë narkotike. I dyshuari është ndalur dhe gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur një sasi e dyshuar narkotik, e cila pas testit fushor ka peshuar 4.2 gram, e llojit heroinë. Lidhur me rast është njoftuar Prokurori, rasti i referohet hetimeve të mëtutjeshme në procedurë të rregullt.

You Might Also Like