ARSIMI

Me turne basketbolli siguruan libra për bibliotekën e shkollës

Vegim Ibrahimi

Këtë vit për përvjetorin e Gjimnazit Natyror ‘Xhavit Ahmeti’ , drejtoria dhe profesorët tanë morën iniciativë që të funksionalizojnë bibliotekën e shkollës. Aktivitetet filluan së pari me shitjen e ushqimit në hollin e gjimnazit ku u mblodh një shumë e konsiderueshme parash që u dhanë për bamirësi dhe një pjesë e tyre për furnizim me libra te bibliotekës.

Të motivuar nga ky qëllim, unë së bashku me dy shokët e klasës, Gramoz Gashi dhe Florian Bunjaku, nga klasa XI/9, vendosëm që të  marrim iniciativë  që të  organizojmë një  turnir basketbolli 3 me 3, turnir i cili kishte munguar në shkollën tonë. Falë ndihmës së profesoreshës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe profesorit të Kulturës Fizike Refik Rexhepaj në arritëm që të grumbullojmë 11 ekipe. Të njoftuar për qëllimin e këtij turniri nxënësit pjesëmarrës ishin shumë të kënaqur që të merrnin pjesë. Pasi kontaktuam shtëpinë botuese “Koha Ditore”, ata qenë të gatshëm të kontribuonin për këtë aktivitet duke ofruar dhe një komplet romanesh falas përveç 45 librave të cilat u morën me shumën e të hollave të grumbulluara nga turniri i basketbollit.
Përfundimi me sukses i këtij aktiviteti ku shkolla jone përfitoi 54 libra vetëm na motivon që të vazhdojmë më tutje me iniciativa të tilla ku të vetmit që përfitojnë janë nxënësit.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij aktiviteti duke ndihmuar në realizimin e një iniciative simbolike por me shumë vlerë.

You Might Also Like