Viti

Tri familjet Alidema të Pozharanit të Vitisë i gëzohen vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin procesit të shitjes së tokave bujqësore nga AKP-ja

Tri familje Alidemaj nga Pozharani i Vitisë të përfaqësuara nga Sadulla ,Gani dhe Halit Alidema, përmes mjeteve të informimit kanë përshëndetur vendimin më të ri të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e procedurave të tenderimit për shitjen e pronave nga ana e AKP-së e që më herët ishin pronë private ose të konfiskuara nga institucionet e ish Jugosllavisë pas vitit 1945, e AKP-ja deri më tash i ka tenderuar dhe shituar me çmime skandaloze ! /për të mos thënë ua ka falë këto prona blerësve / duke i dëmtuar familjet të cilave sistemi komunist i ish Jugosllavisë u kishte konfiskuar pasurinë pasi që paraprakisht i kishte shpallur armiq të këtij shteti.

Sikur edhe me herët edhe ne “Kralevinen” e Jugosllavisë edhe në ish Jugosllavi këto familje ishin shpallur armike dhe u është konfiskuar jo vetëm shumë sipërfaqe të tokës bujqësore por edhe pasuria e luajtshme.

“Ne sikur edhe shumë familje besoj, përshendesim këtë vendim më të ri të Qeverisë së Kosovës për pezullimin përkatësisht ndërprerjen e proceduarave të tenderimit për shitje e këtyre tokave-pronave tona përkatësisht të paraardhësve tanë e që e si trashëgimtarë të tyre kërkojmë që këto prona të na kthehet sepse kudo  në botë në çdo sistem të atij shteti prona private konsiderohet e shenjtë”, shprehet për medie nipi i familjes së Shaban Halitit-Pozharanit , Halit Alidema.”Familjeve tona por jo vetëm, familjeve tona , por edhe shumë të tjerave u është konfiskuar toka bujqësore. “Sadullah, Gani dhe Halit Alidema janë shprehur të kënaqur më këtë vendim të Qeverisë në të cilin AKP-s do ti pamundësohet respektivisht do ti merret kompetenca për shitjen e tokave apo tjetërsimin e tokave bujqësore dhe të tjera të konfiskuara në Ish- Jugosllavi,dhe në këtë mënyrë do te hapet rruga qe pronarët e këtyre tokave të konfiskuara t’i kthehet kjo pasuri.

Kujtojmë se gjatë muajit Prill, AKP-ja kishte tenderuar shitjen e tokës bujqësore në disa parcela pronë e të cilave janë këto familje dhe të njëjtit kishin apeluar tek qytetarët që mos ti blejnë të njëjtat.

“Ne edhe njëherë i falënderojmë të gjithë qytetarët të cilët nuk kanë marr pjesë në ankandin publik për blerjen e tokave tona”,  thotë Halit Alidema.

Kurse Gani Alidema, shprehet se ka ardhur koha apo së shpejti do të vie ai moment kur edhe toka që i është konfiskuar Gjyshit të tij në Qendrën e Pozharanit t’i kthehet tri familjeve në mënyrë proporcionale sepse ajo tokë është e tyre edhe pse nga ish sistemi i është konfiskuar si dhe t’u kthehet edhe disa ngastra toke që u janë konfiskuar. Aziz Zuka

You Might Also Like