Libri

TREKËNDËSHI POETIK NË SHËRBIM TË PAQES, LIRISË DHE VLERAVE LETRARE

Për të nëntën herë, në Grykën e Karadakut, u mbajt Manifestimi rajonal i poezisë,

TREKËNDËSHI POETIK NË SHËRBIM TË PAQES, LIRISË DHE VLERAVE LETRARE

Thellë në Grykën e Karadakut, në hapësirat e shkollës fillore “Bajram Curri”, në Shurdhan, u mbajt Manifestimi rajonal i poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, pikërisht kur Kosova po dhe Gjilani po e shënojnë me bujë, 20 vjetorin e çlirimit, të paqes dhe zhvillimit të vendit.

Kryetari i Ars Clubit “Beqir Musliu”, shkrimtari Sabit Rrustemi, në fjalën e tij përshëndetëse, theksoi se poetët e trekëndëshit kufitar, Kosovë – Serbi ( Kosovë Lindore) si dhe Maqedoni e Veriut, bashkë dhe me poetë të tjerë nga trevat shqiptare,po takohen për herë të nëntë në këtë Grykë historike të Karadakut, prej nga po përçojnë mesazhe, afrie, mirëkuptimi e dashurie midis popujve të Ballkanit, përmes vargjeve , duke e luftuar kështu të kerqen e njerëzimit përmes artit të bukur të fjalës.

Duke i përshëndetur dhe përgëzuar poetët dhe ardashësit për këto nëntë edicione, të cilat ishin në shërbim të paqes e të lirisë së Kosovës, kryetari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, i cili ishte i pranishëm bashkë me deputeten e Kuvendit të Kosovës, znj. Lirije Kajtazi si dhe drejtoreshën e kulturës, znj. Shpresa Hajdari, tha mes tjerash se, edicioni i sivjem i këtij Manifestimi, po mbahet pikërisht në ditën e çlirimit të Gjilanit dhe, të dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu”., kësaj here, një zonje, shkrimtares, arkeologes dhe anëtares së Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Edi Shukriut.

Organizatori i këtij Manifestimi, Ars Clubi “Beqir Musliu”, pas ceremonisë së dhënies së Çmimit letrar, “Beqir Musliu”, zonjës Edi Shukriu, nderoi me Mirënjohje edhe aktorin e teatrit të Gjilanit, z. Ramadan kurti, i cili para pak ditësh u pensionua por, që për dekada të tëra,, nëpër skena të ndryshme brenda e jashtë Gjilanit, ishte dhe në shërbim të afirmimit të fjalës artistike.

Përndryshe, pjesa e parë e Manifestimit rajonal të poezisë, iu përkushtua portretit letrar të shkrimtares Edi Shukriu, ku me referimet e tyre u paraqitën shkrimtarët Ibrahim Kadriu e Anton Nikë Berisha si dhe moderatorja Fatushe Haliti, e cila deklamoi pjesë nga krijimtaria poetike e laureates së sivjeme të këtij çmimi prestigjioz letrar, i cili jept nga viti 2004 e këndej.

E, në pjesën e dytë të Manifestimit, në orën poetike të titulluar, “Koha e Poezës”, ma vargjet e tyre u paraqitën: Kaltrina Berisha, Mehmetali Rexhepi, Selvete Abdullahu e Nijazi Ramadani, që të gjithë nga Gjilani, pastaj, Bilall Maliqi, Havushe Kasumi – Ahmeti, Nehar Ramizi e Jalldëze Kasumi nga Kosova Lindore, kurse prej Kumanovës, kësaj here lexuan: Sevdail Demiri, Nehas Sopaj, Synaj Raimi, Bejtush Mehmeti e Selajdin Shabani, Po dhe poetët: Liza Pllana Maloku, Hajdin Morina. Blerina Tërbunja, Ramë Oraça e Fehmi Ajvazi.

Krijuesve të pranishëm, si dhe artdashësve, nga ana e Organizatorit, iu dhurua revista e sapobotuar e Manifestimit “Trekëndëshi poetik i paqes”, edicioni i nëntë si dhe numri i 25-të i revistës AGMIA.

Manifestimitn si dhe herave tjera, pjesërisht e mbështeti MKRS-ja – përkatësisht Departamenti i Kulturës si dhe Kampioni i peshave të rënda në boks, versioni WBF, Erzen Rrustemi .j

You Might Also Like