Viti

Trajnim me drejtorët e shkollave të Vitisë për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie

 Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ekipi Veprues për siguri në bashkësi në Viti, kanë organizuar sot në Viti, një trajnim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie”.

 

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili në fjalën përshëndetëse, ka thënë se Vitia është njëra ndër komunat që ka pasur shumë organizime, sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Qëllimi i këtyre organizimeve ka qenë që kjo komunë të ketë klimë të qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë. Edhe prania e drejtorëve sot në këtë trajnim, tregon agjendën e mirëfilltë të Institucioneve komunale.

Andaj, të gjithë duhet të angazhohemi për luftuar ekstremizmin e dhunshëm”, tha kryetari Haliti. I pranishëm ishte edhe zv.koordinatori i mekanizmit referues në nivel vendi Muhamet Hyseni, i njoftoi tëpranishmit lidhur me këtë temë të rëndësishme me të cilën po ballafaqohet dhe po sfidohet shoqëria jonë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like