ARSIMI

Togeri Eugen Thaçi mysafir në Klubin e Anglishtes në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në kuadër të aktiviteteve të klubit të Anglishtes, kemi pasur nderin të kemi prezent një ish-nxënës të shkollës sonë e tani toger/instruktor në Akademinë Ushtarake të Kosovës, Eugen Thaçi. Pasi që qëllimi kryesor i klubit të Anglishtes është që nxënësit, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen këtu, të përvetësojnë gjuhën angleze në fusha të ndryshme, patjetër që edhe prezantimi i toger Thaçi-t edhe diskutimi që u bë në vazhdim, u mbajtën në gjuhën angleze. Duam të falënderojmë toger Eugen Thaçi-n që ndau me ne rrugëtimin jashtëzakonisht interesant, plot me sfida dhe vështirësi, por edhe shumë të arritura gjatë jetës së tij profesionale. Ka qenë një takim shumë motivues për nxënësit tanë. Ju jemi mirënjohës!

You Might Also Like