Futboll

Thaçi: Jam i kënaqur me një pikë

 

E mundi Prishtinën dhe në Gjilan nxori një pikë, kjo është e arritura e Flamurtarit këtë pranverë dhe trajneri i tyre Arsim Thaçi është i kënaqur me rezultatet e arritura.

Ai këtë nuk e ka fshehur edhe pas përfundimit të ndeshjes me Gjilanin, ku pas saj ka deklaruar:

“Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe pas ndeshjes që kemi bërë me Prishtinën e kemi ditur se do t’a kemi vështirë, ngase ishim të lodhur.  Ekipi u mbrojt mirë, kundërshtarit nuk i lamë hapësira që të shënojë dhe besoj se në ndeshjen e ardhshme do të kemi paraqitje më të mirë. Në këtë ndeshje ka ndikuar edhe moti i ftohtë. Unë jam i kënaqur me një pikë dhe tash edhe Gjilani është konkurrent i yni, andaj çdo pikë që e nxjerrim do të jetë e mirëseardhur për ne”, ka thënë kryetrajneri i Flamurtarit, Arsim Thaçi.

You Might Also Like