Futboll

Terziu vazhdon me formë fantastike edhe në përfaqësuesen e të rinjëve të Kosovës

Gjilan, 14 Nëntor 2019- Portieri i dalur nga akademia e klubit të Gjilanit, Petrit Terziu, ka vazhduar me formë fantastike edhe në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”, në kategorinë e grupmoshave U-19.

Në ndeshjen kualifikuese që skuadra jonë përfaqësuese e zhvilloi kundër Rusisë, portieri i Gjilanit, Terziu, së bashku me bashkë futbollistët e tijë arritën që të arkëtojnë një pikë nga ky duel, nga ku portieri ynë shfaqi një paraqitje mjaftë të mirë duke qenë vendimtar me disa pritjet e tijë, të cilat rezultuan që skuadra jonë përfaqësuese të mos dal e mposhtur nga kjo përballje.

SC Gjilani, e inkurajon portierin e ri që të vazhdoj me punë dhe paraqitije të tilla, duke i dëshiruar sukses atij dhe skuadrës sonë përfaqësuese, në duelet në vijim në kuadër të kualifikueseve për grupmoshat përkatëse.

You Might Also Like