Teatër

Teatri i Gjilanit shpall konkurs për dizajnimin e logos së re

Gjilan, 17 tetor 2019 – Teatri i Qytetit të Gjilanit ka shpall kokurs për dizajnimin e logos së re, duke i ftuar të gjithë dizajnerët që të aplikojnë me punimet e tyre për logon e re të këtij institucioni kulturor,

Drejtori i Teatrit të Qytetit, Erson Zymberi, ka deklaruar se duhet të marrin parasysh se punimet e tyre duhet të kenë elemente artistike dhe estetike të dallueshme për veprimtarinë e Teatrit, të jetë origjinale dhe unike, si dhe elemente të tjera.

“Përpos ndryshimeve të mëdha, që prej kalendarit kulturor e deri tek brendingu, kemi vendosur që Teatrit të Qytetit të Gjilanit t’i japim pamje tjetër edhe përmes logos. Të gjithë dizajnerët janë të lirë që me punimet e tyre të aplikojnë përmes konkursit publik. Komisioni profesional do ta zgjedh logon më të mirë dhe ky institucion i krenarisë do ta ketë shenjën e veçantë dalluese”, ka deklaruar Zymberi.

Konkursi i shpallur të hënën do të qëndroj i hapur 15 ditë.

You Might Also Like