Futboll

Të shtunen Gjilani zhvillon miqësoren kundër Llapit

Gjilan, 18 Korrik 2019-Në kuadër të fazës përgaditore, të cilën po e zhvillon skuadra e Gjilanit, ata këtë vikend kanë programuar edhe një ndeshje tjetër kontrolluese.

Këtë fundjavë Gjilani e pret në shtëpi skuadrën llapjane të KF Llapit.Ndeshja mes Gjilanit dhe Llapit zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 17:00, në stadiumin në Gjilan.

You Might Also Like