KRONIKË E ZEZË

Të shtëna me armë në lagjen “Dardania”

Një përplasje me armë ka ndodhur në Gjilan në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Express.

Në lagjen “Dardania”, para pak çasteve janë dëgjuar të shtëna armësh.

Një burim i ka thënë Expressit se ka pasur përplasje që ka rezultuar me përdorim të armëve.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën se ka pasur një incident me armë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

You Might Also Like