Viti

Të rinjtë vitias bëhen pjesë e vendimarrjes

Në Viti sot është mbajtur një takim me të rinjt e kësaj komune me temën “ Cilat janë ndryshimet që kanë nevojë të rinjtë në Viti ?”. Ky takim është mbajtur në organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, në bashkëpunim me “Democracy4Development” e mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash tha se është pikërisht vet rinia vitiase ajo e cila di më së miri nevojat e saj andaj edhe propozoj që kjo rini të jetë edhe më aktive. “ Duke ardhur në këtë Qendër Rinore mu kujtua se para katër viteve nuk kemi pas qendër të tillë ku rinia vitiase mund të tubohet dhe të organizohet në të mirën e kësaj kategorie të shoqërisë. Andaj kemi realizuar edhe Zotimin tonë se rinisë do të jepet prioritet jo vetëm në krijimin e hapësirave të nevojshme por edhe në mbështetjen e saj të vazhdueshme të cilën edhe e kemi bërë përmes një fondi prej 15% nga Buxheti i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për Këshillin e Veprimit Rinor në Viti”. U shpreh, zv. Kryetari Aliu. Ai shtoj se në kohën kur ai vetë ishte i ri ai dhe bashkëmoshatarët e kanë pasur më të vështirë të ngritin zërin sepse në atë kohë për një gjë të tillë të rinjtë dënoheshin edhe me burgim. Kurse

Emrush Azemi nga Sektori për Rini dhe Sport pranë DKRS-së në Viti ndër tjerash tha se Institucionet shtetërore si ai qendror dhe lokal merren me krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore për organizimin e të rinjve duke potencuar se edhe komuna e Vitisë sidomos në këto vitet e fundit ka hartuar dhe miratuar rregullore të ndryshme që pikërisht kanë të bëjnë me organizimin e rinisë. Ai mandej ftoj të rinjtë që të bëjnë punë vullnetare në institucionet publike sepse ajo evidentohet dhe është në interes të tyre dhe të shoqërisë. E Sadie Lutfiu, Kryetare e Këshillit të Veprimit, Rinor Lokal (KVRL) shprehi mirënjohje të veçantë institucioneve komunale të Vitisë për ndihmën e deritanishëm duke potencuar se falë tyre KVRL-ja ka buxhetin e saj. Ajo shtoj se Institucionet lokale kanë siguruar edhe bursat për nxënës e student, kanë ndihmuar në hapjen e klubeve të ndryshme sportive, në rregullimin e fushave sportive por edhe në aftësimin profesional e të rinjve. Kurse Donejta Sadiku, Koordinatore e Qendrës Rinore në Viti, ndër tjerash tha se fal të një projekti të përbashkët të Komunës së Vitisë dhe të “Helvetas Sëiss Intercooperation” në Viti po trajnohen rreth 200 të rijnë në profesione të ndryshme. Gjithashtu në këtë takim me një prezantim të shkurt u paraqit edhe Tefik Salihu nga shoqëria civile. Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit kanë parashtruar edhe disa pyetje për panelistet si dhe paraqitën disa kërkesa dhe propozime të cilat kanë të bëjnë kryesisht me rininë në këtë komunë.Aziz Zuka

You Might Also Like