Gjilan

Të premten, Gjilani shpall “Qytetar Nderi” presidentin Bujar Nishani

Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendit Komunal i Gjilanit do ta shpall “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Bujar Nishani.

Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00 – 10:30 (Zyra e Kryetarit). Ndërkaq, me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar Nderi”.

Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.​

You Might Also Like