OPINION

Të mos bëhemi armik i vetëvetes

Izmi Zeka

Një prononcim i Albin Kurtit i dhënë këto ditë vërtet i kalon përmasat e njerëzores dhe egërsinë e njerëzve për pushtet. Kam lexuar deri diku historinë tonë kombëtare dhe kam pasur disa dilema për disa procese prej fillimit të shekullit XX e këtej. Por tani po bindem se vetë shqiptarët ishin armik të vetvetes, ishin ata që për interesa meskine e dëmtuan në tersi zhvillimin dhe prosperimin e në fund bashkimin kombëtar të tërësisë shqiptare. Maja e ajsbergut ishte edhe deklarata e një njeriu që udhëheq një parti politike siç është vetëvendosja ku mes të tjerave kënaqet kur rivalët politik i shkojnë në Hagë. Lufta e UCK-së ishte luftë e shenjët dhe si e tillë do të mbetet deri sa të ekzistojnë krijesa njerëzore. Albini si duket e ka humb arsyen dhe tani nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimin. Ai është në gjendje sadiste. Ka kënaqësi kur rivali i tij politik z. Hashim Thaci ,promotor i lëvizjes guerile e cila edhe nga studiues të huaj është vlerësuar si më e suksesshmja në gjysmën e dytë të shekullit XX thirret nga Haga. Aty ku dënohet lufta, sakrifica e 15.000 të vrarëve, 20.000 mi gra të dhunuara e mbi 40% e infrastrukturës Kosovës e shkatërruar. Luftën e kanë bërë shqiptarët e përkthyer në detaje individët e në këtë komporacion është edhe Presidenti aktual Hashim Thaci i cili ty e mua me luftëtaret e UCK-së na sollën lirinë. Aq larg po shkon egoja personal, kënaqja me shkatërrimin e rivalëve sa që edhe dënimet për luftën e shenjët të UCK-së i duken normale. Këtu nuk ka më arsye. Shteti duhet të funksionoj. Denigrimin e luftës së UCK-së nuk duhet ta lejojmë ta nëpërkëmbin njerëz që kanë vetëm një objektiv arritjen në maja të pushtetit. Kjo edhe shpjegohet se cila shtresë e njerëzve ndjen kënaqësi shpirtërore kur tjetrit i shkakton dhimbje. Deshe apo nuk deshe o Albin Kurti, Hashim Thaci është e djeshmja dhe e sotmja e këtij vendi. E ju qani me lot krokodili.

You Might Also Like