Futboll

Të mërkurën Gjilani zhvillon testin e dytë miqësor

Gjilan, 14 Korrik 2019- Kuq e bardhët pas rikthimit nga Mavrova, aty ku i vijuan përgatitjet parasezonale, ata ditën e nesërme do t’i rifillojnë stërvitjet në qytetin e Gjilanit.

Në programin e përgatitjeve skuadra e Gjilanit këtë mesjavë ka prenotuar edhe një tjetër ndeshje testuese.
Këtë herë kuq e bardhët do të ndeshen kundër skuadrës mitrovicase, Trepçës 89′.

Skuadra e Gjilanit këtë të mërkure do të udhëtoj drejt Mitrovicës, për ta zhvilluar takimin kontrollues kundër “Minatorëve”, i cili starton nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “RIza Lushta”, në qytetin e Mitrovicës.

You Might Also Like