Shëndeti

A do të jetë në shërbim të QMF-së në Pozharan autoambulanca   e re që erdhi sot në QKMF

Ndërtimi i QMF-së në Pozharan, para disa vitesh I gëzoi pa masë   qytetarët e  rreth 20 fshatrave të komunës së Vitisë të cilat gravitojnë në këtë lokalitet, por ata tash e shumë vite më kot, po kërkojnë që kjo QMF-ë të pajisjet me pajisje të duhura për ndihmë qytetarëve kur ata kanë nevojë e në radhë të parë kërkesa e tyre ishte që kjo Qendër e Mjekësisë familjare të pajiset edhe me një Autoambulancë e cila do të kujdestaroj aty për raste urgjente në nevojë të pacientëve.

Kjo kërkesë u shtrua edhe nga këshilltarët e KK-së në takimin e fundit, të cilët shtruan nevojën urgjente që aty të ketë edhe Autoambulancë të ndihmës së shpejtë .

E se në Pozharan do të vendosët edhe Autoambulanca e ndihmës së shpejtë e dha premtimin edhe Drejtori i Drejtorisë së shëndetësisë Basri Aliu duke potencuar se QKMF-ja në Viti, së shpejti do të pajiset edhe me një Autoambulancë dhe se pritet që një nga autoambulancat ekzistuese në QKMF  të zhvendoset në QMF në Pozharan.

E sot, QKMF-ë në Viti, konkretisht shërbimi i Emergjencës, ka pranuar  një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës. Me këtë rast Kryetari Haliti ka parë nga afër këtë autoambulancë dhe ka bashkëbiseduar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe me Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti lidhur me nevojat për investime për vitin në vijim. Kryetari Haliti falënderoj MSH-në e Republikës së Kosovës për këtë autoambulancë dhe potencoi se Komuna e Vitisë, vazhdimisht ka bërë përpjekje në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë territorin e Komunës së Vitisë si në QKMF-në e Vitisë, QMF-në e Pozharanit por edhe në punktet e mjekësisë familjare.

Ndërkaq Drejtoresha Kadolli- Halili potencoi se kjo autoambulancë do të ndikoj pozitivisht në ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore.

 

E qytetarët e Pozharanit dhe të rrethinës presin me padurim që e njëjta të vije në shërbim në QMF në Pozharan dhe në këtë mënyrë do të përmbushën premtimet e dhënë publikisht nga përgjegjësitë e komunës. Aziz Zuka

You Might Also Like