Zgjedhjet 2019

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, nuk ka asnjë parregullsi

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton se të gjitha qendrat e votimit në këtë komunë janë hapur me kohë.

“Deri tani, nuk kemi parregullsi, asnjë vërejtje e asnjë problem. Kemi një bashkëpunim të mirë me të gjitha institucionet relevante të komunës së Gjilanit, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e këtij procesi”, ka thënë në konferencën e parë për media, kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti.

LDK apelon të gjithë qytetarët që të dalin masivisht për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë, në të mirë të demokracisë.

Gjilan,

6 tetor 2019

You Might Also Like