ARSIMI

Studentët e UKZ-së të entuziazmuar që përfaqësuan Kosovën në Samitin e Paqes

Adrian Bajrami dhe Dritor Mehmeti student të studimeve master në programin E-qeverisja në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, këtë vit kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin e radhës për paqe në Republikën e Koresë Jugore, duke u bërë dhe anëtare e IPYG (International Peace Youth Group) që është pjesë e IWPG – International Woman Peace Group.

Adriani, Dritori por edhe ish studentja e UKZ-së Blerina Ajvazi e cila vitin e kaluar pati prezantuar Kosovën në një organizim të tillë, pas kthimit nga Korea, janë shprehur tejet të entuziazmuar gjatë vizitës së tyre një javore në Seul.

Ata thonë se pas përfaqësimi të dinjitetshëm të Kosovës nga Blerina vitin e kaluar, kësaj radhe , Adrianit dhe Dritorit iu mundësua që në përfaqësim të shtetit tonë të jenë të parët që e bëjnë hapjen e Ceremonisë Zyrtare të Festivalit.

Njëherësh, Adriani, Blerina e Dritori, thonë se gjatë qëndrimit në Korenë Jugore dhe gjatë samiti, kanë pasur rastin të takojnë shumë të rinj nga mbarë bota, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth traditave të shteteve që ata kanë përfaqësuar, respektivisht rreth kulturës dhe në përgjithësi për ecurinë e shtet ndërtimit të Kosovës.

Studentët e UKZ-së përfaqësues të Kosovës në samitin e Paqes në Korenë Jugore, para pjesëmarrësve, kanë prezantuar një dokumentar për luftën e Kosovës (nga Blerinë Ajvazi) traditën dhe kulturën tonë (nga Dritor Mehmeti), që i kanë emocionuar të pranishmit, i cili prezantim ka shtuar edhe më shumë kureshtjen për shtetin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në samitin e paqes, përfaqësuesit e Kosovës, student të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë pasur takime të ndryshme me zyrtarë të lartë shtetëror nga shtetet mike dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Në ndërkohë sipas studentëve të UKZ-së, kryetari i IPËG, u ka premtuar atyre që në takime të ndryshme, do të loboj për vendin tonë, tek shtetet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Dritori, Blerina dhe Adriani, student të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë falënderuar të gjithë ata që i përkrahën në këtë udhëtim dhe njëherësh kërkojnë që të mbështeten angazhimet e të rinjve, në rrugën e përfaqësimit dinjitoz të Shtetit të Kosovës kudo në botë!

Ndryshe, kjo vizitë ka ardhur pas realizimit të disa aktiviteteve në Universitet si, legjislacioni i fushatës për paqe , videoja celebruese dhe intervista ve të drejtpërdrejta nga Universiteti “Kadri Zeka” në IPYG në Korenë Jugore, aktiviteteve të studentëve tanë, e që të tilla janë realizuara nga e gjithë bota për mbështetjen e Deklaratës së Paqes dhe Ndaljes së Luftërave në Botë, janë zgjedhur ndër më të pëlqyerat.

You Might Also Like