KRONIKË E ZEZË

Statistikat policore për javën që e lamë pas

Statistika për periudhën kohore nga data 04.12.2019 deri më 10.12.2019

 

Incidente                ——————————————–       45

Persona të arrestuar   ——————————————      29

Aksidente trafiku me lëndime ——————————–       9

Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime ——–        7

Tiketa  ———————————————————–   999

Aksident me fatalitet  ——————————————       0

 

 

09.12.2019 , “ Lëndim i lehtë trupor”, Viti

Pas një mosmarrëveshje mes dy grupeve të nxënësve që të gjithë  M.K.SH.  të një shkolle të mesme në Viti, jashtë oborrit të shkollës  ka ardhur deri te rrahja  mes tyre me ç ‘rast lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre të involvuarit në rrahje të cilët posedojnë raport të mjekut. Të dyshimtit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, prindërve të tyre si dhe punëtorit të qendrës për punë sociale. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit .

Rasti procedohet për hetime të mëtejme.

 

10.12.2019,  “Falsifikim i dokumenteve”,  Viti                                     

Policia e Kosovës njësitet kundër krimeve ekonomike që veprojnë në Gjilan, pas pranimit të shkresave përmes rrugëve zyrtare  nga Ambasada e Çekisë, nën dyshimin se I dyshuari M.K.SH,  me rastin e aplikimit për vizë turistike në Ambasadën e Çekisë në Shkupë (Maqedonia e Veriut), (rasti ka ndodhë me 07.08.2019),  përveç dokumenteve tjera ka dorëzuar një pasqyrë të llogarisë bankare, e cila dyshohet se ishte falsifikuar dhe ishte prezantuar si dokument origjinal, për fitimin e vizës turistike.  I dyshuari , në bashkëveprim edhe me një të dyshuarin të dytë  po ashtu M.K.SH, dyshohet se  kanë ndërhyrë në dokumentin/qarkullimin për llogari bankare,  kinse të lëshuar nga një bankë vendore . Dy të dyshuarit pasi janë inetrvistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ata  janë arrestuar dhe ndalen në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH.

 

 

“Lëndim i lehtë trupor’ 

Me 10 dhjetor 2019 , në Viti, pesë  të dyshuarit  M.K.SH  janë takuar të sheshi në qytet, dhe pas një fjalosje të ashpër, kanë filluar të rrahën  mes vete me mjete të forta  (shkopinj druri), me ç ‘rast të gjithë të dyshuarit  kane pësuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit (fytyre, kokë etj) .  Motivi I këtij rasti dyshohet të jetë një mosmarrëveshje para një kohe  në mes të dy të dyshuarave nga këto grupe. Te dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës .  Të gjithë të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje  për 48 ore. Rasti procedohet PTH.

 

 

07/08.12.2019     “Vjedhje”,   Paresh,   fshati  Budrigë e ultë 

Ankuesi M.K.SH. ka raportuar Policinë e Kosovës në Komunën e Parteshit se në objektin e tij  në ndërtim e sipër ,  nga persona te panjohur iu është vjedhur kabllo elektrike rreth 25 metra, si dhe rreth 500 metra  PVC në vlerë të konsiderueshme të cilat kanë qenë në fazën e instalimit (lidhjes) në objekt . Rasti procedohet  në njësinë e hetimeve për hetim të mëtejmë.

 

 

You Might Also Like